Treni dhe autobusi

Transporti publik në Zvicër është shumë i zhvilluar. Praktikisht çdo fshat, a vendbanim është i arritshëm me tren apo autobus. Transporti publik është i rregullt dhe udhëton në intervale të rregullta.

Komunikacioni publik

Transporti publik (ÖV) ka një rëndësi të madhe në Zvicër. Meqenëse gati çdo lagje mund të arrihet disa herë në orë, shumë udhëtarë përdorin trenin ose autobusin. Udhëtimet janë relativisht të shtrenjta, por ka shumë mundësi për të kursyer para. Kështu, mund të shpaguhet të blini një abonim ose një biletë me zbritjeje. Me abonimin relativisht të lirë Gjysmëçmimi (Halbtaxabonnement), paguhet, për shembull në gjithë Zvicrën vetëm gjysma e çmimit

Biletat dhe abonimet

Kush dëshiron të përdorë trenin, duhet të blejë një biletë para se ta nis udhëtimin. Bileta nuk mund të blihet në tren. Në autobusë është e rregulluar në mënyra të ndryshme. Në çdo stacion treni dhe në shumicën e stacioneve të autobusëve, mund të gjenden automomatë për bileta, ndërsa në stacionet më të mëdha të trenit ka edhe sportele të shërbimit. Biletat mund të blihen gjithashtu edhe në internet ose përmes telefonit mobil. Për personat që lëvizin shumë, ka disa abonime të ndryshme, të cilat janë të disponueshme për udhëtime në një rrugë, një zonë ose në të gjithë rrjetin e transportit zviceran Abonim gjeneral (Generalabonnement). Fëmijët nën 6 vjeç udhëtojnë falas. Deri në moshën 16 vjeç, ata udhëtojnë bashkë me prindërit ose gjyshërit pothuajse falas, nëse ata kanë një kartë Junior ose Enkelkarte. Informatat për bileta dhe abonime merren te SBB (Hekurudhat Zvicerane) ose ndërmarrjet e autobusëve.

Bileta ditore e kursimit

Kush planifikon një udhëtim më të gjatë brenda Zvicrës, mund të marrë një biletë ditore të kursimit me një çmim të reduktuar. Oferta është e kufizuar, prandaj karta duhet të rezervohet mjaft herët, deri në një ditë para udhëtimit. Kartat janë të personalizuara dhe mund të merren në komunën e banimit ose përmes SBB-së.

Karta ditore të komunave

Ai që planifikon një udhëtim më të gjatë brenda Zvicrës, mund të blejë një biletë ditore (Gemeindetageskarte) në shumë komuna me një çmim të lirë. Oferta gjithësesi është e kufizuar, prandaj karta duhet të rezervohet mjaft heret. Informatat për këtë mund t'ju jepen nga administratat e komunave.

Linjat e natës

Në fundjavë, në kantonin Appenzell Ausserrhoden, autobusë ose trena udhëtojnë edhe natën deri vonë. Kujdes: Në linjat e natës duhet të paguani një shtesë të veçantë për biletën tuaj.