Sistemi Arsimor

Sistemi arsimor zviceran dallon nga fakti që mundëson një zhvillim të vazhdueshëm personal. Rëndësi të madhe ka asimimi profesional. Ai krijon bazën për arsimim të mëtutjeshëm apo për studim në një shkollë të lartë.

Ndërtimi / Përgjegjësitë

Në Zvicër ka dallim mes tri niveleve arsimore që ndërtohen mbi njëri-tjetrin:

  • Shkolla obligative (shkolla fillore: kopshti, shkolla fillore dhe niveli i mesëm i ulët (Sekundarstufe I))
  • Arsimimi profesional bazik ose shkolla e mesme (Sekundarstufe II)
  • Shkollat e larta / Universitetet dhe Arsimimi i Lartë Profesional (Tertiärstufe)

Shteti është përgjegjës për të tri nivelet; detyrat dhe përgjegjësitë ndahen ndërmjet federatës, kantoneve dhe komunave. Prandaj, shkollat dhe sistemet shkollore mund të ndryshojnë mes kantoneve.

Shkollimi obligativ

Shkolla obligative zgjat 11 vjet. Ajo fillon kur fëmija ka 4 vjet. Nëse fëmijët nuk shkojnë në shkollë pa arsye, prindërit mund të ndëshkohen me gjobë. Të rinjtë që vijnë në kantonin deri në moshën 16 vjeçare kanë të drejtë të hyjnë në shkollën obligative. Të rinjtë që vijnë më vonë mund të informohen për mundësi të tjera në zyrën e informacionit për integrimin INFI.

Arsimimi pas shkollimit obligativ

Pas shkollës së obliguar, pothuajse të gjithë të rinjtë përfundojnë një arsimim tjetër. Të rinjtë shpesh zgjedhin një arsimim bazik profesional (Berufslehre). Ky arsimim ofron më pas mundësi për arsimim profesional më të lartë Ai që gjatë apo pas mësurjes së zanatit bën maturë profesionale, mund të ndjekë një shkollë të lartë profesionale (Fachhochschule). Rreth 20 për qind e të rinjve absolvojnë një maturë gjimnazi (gymnasiale Maturität), e cila mundëson studime në universitet.

Stipenditë

Përmes stipendive edhe njerëzit që kanë pak të holla mund të absolvojnë zanate ose shkolla. Kjo ka të bëjë me ndihmën për pagesat për arsimim pas shkollës fillore. Edhe të huajt që jetojnë në kantonin Appenzell Ausserrhoden, sipas rrethanave të veçanta mund të përfitojnë nga stipenditë. Para së gjithash, kjo varet nga shtetësia dhe statusi i qëndrimit të studentit, studentes ose prindërve. Informacione të mëtejshme mund të merren nga departamenti për ndihmat e trajnimit dhe studimeve i administratës kantonale.