Njohja e diplomave

Diplomat dhe çertifikatat e huaja nuk janë gjithmonë të vlefshme në Zvicër. Në rrethana të caktuara, megjithatë, është e mundur të pranohen. Për disa profesione kjo është e domosdoshme.

Njohja

Personave me diplomë të huaj, sipas kushteve të ditura, diplomat mund t'iu njihen në Zvicër. Me njohje vërtetohet se një diplomë ose një certifikatë e huaj është e barasvlefshme me diplomën ose certifikatën zvicerane. Në profesionet e rregulluara (p.sh. profesionistët e kujdesit shëndetësor, mësuesit etj.) njohja është e nevojshme për të pasur mundësi për ta ushtruar profesionin. Për njohjen, sipas profesionit ose arsimimit, janë përgjegjëse organe të ndryshme. Njohja kushton. Informacionet jepen nga Sekretariati Shtetëror për Arsim, Kërkime dhe Inovacion dhe nga zyra e specializuar Heks MosaiQ Ostschweiz.

Vërtetim mbi nivelin e arsimimit

Në profesionet e padefinuara me rregulla, nuk është e nevojshme njohja e diplomës ose kualifikimit për të punuar në Zvicër. Për këto profesione, mund të kërkohet një vërtetim i nivelit. Ky vërtetim tregon vlerën e diplomës së huaj në sistemin e arsimit zviceran (Schweizer Bildungssystem). Vërtetimi mund të ndihmojë në kërkimin e punës. Informacionet për konfirmimin e nivelit jepen nga Sekretariati Shtetëror për Arsim, Kërkime dhe Inovacion ose nga zyra e specializuar HEKS MosaiQ Ostschweiz.

Arritja e kualifikimit profesional

Të rriturit me përvojë në profesion, por pa diplomë ose gradë të njohur, mund të marrin diplomë zvicerane të arsimit bazik (beruflichen Grundbildung) ose të arsimit të lartë profesional (höheren Berufsbildung). Procedura varet nga arsimi paraprak, përvoja në profesion dhe mosha. Në çdo rast, njohuritë e mira në gjermanisht janë kusht i rëndësishëm (nivel B1 / B2 sipas GER). Personat e interesuar mund të marrin informacion dhe këshillim në zyrën e këshillimit për profesion, studime dhe karrierë. Kushdo që plotëson një kualifikim profesional, përmirëson shanset e tij në tregun e punës dhe ka akses në trajnime të mëtejshme.