Tatimet

Ngarkesat tatimore në Zvicër janë të varura nga vendbanimi. Tatimet më të rëndësishme për personat privatë janë të ardhurat, pasuria dhe tatimi në vlerën e shtuar.

Sistemi tatimor

Në Zvicër, taksat vendosen nga Federata, kantonet, komunat dhe kishat e shtetit (Landeskirchen). Bëhet dallimi ndërmjet taksave direkte dhe indirekte. Taksat direkte më të rëndësishme janë tatimi mbi të ardhurat dhe tatimi mbi pasurinë, të cilat duhet të paguhen drejtpërdrejt nga tatimpaguesit. Taksat indirekte përfshijnë tatimin mbi vlerën e shtuar, taksën e duhanit dhe taksën e vajit mineral. Këto taksa përfshihen në çmimin e mallërave. Duke qenë se kantonet dhe komunat janë përgjegjëse për shumë taksa, ka dallime të mëdha në shumën e taksave direkte midis vendbanimeve. Çiftet e martuara tatimohen së bashku.

Tatimi burimor

Të huajve, të cilët janë të regjistruar si banorë të rinjë, tatimi mbi të ardhurat e tyre tërhiqet drejtpërdrejt nga paga e tyre (taksë burimore, Quellensteuer). Regjistrimi bëhet nga punëdhënësi për punonjësit.

  • Shuma e tatimit varet nga të ardhurat, statusi martesor (beqar, i martuar, i divorcuar) dhe numri i fëmijëve. Ndryshimet duhet të paraqiten menjëherë.
  • Nga tatimi burimor është e mundur të bëhën zbritje të ndryshme, për shembull, për depozita në shtyllën e tretë, kamatat e borxhit, kostoja e lartë mjekësore, etj.
  • Kush ka pasuri duhet t'i deklarojë ato dhe ta paguajë veçmas tatimin për to.
  • Nëse fitoni më shumë se 120,000 franka zviceriane në vit, duhet të paraqisni një deklaratë tatimore (tatimimi i rregullt).
  • Kush është i martuar me një bashkëshort(e) me pasaportë zvicerane ose leje qëndrimi C, gjithashtu duhet të plotësojë një deklaratë tatimore (tatimimi i zakonshëm).

Enti tatimor kantonal (Kantonales Steueramt) ofron informata të mëtutjeshme lidhur me tatimin burimor.

Përgjegjësia për tatimin në burim: Franziska Götti, 071 353 63 16, quellensteuer@ar.ch

Tatimi i rregullt

Personat me pasaportë zvicerane ose leje qëndrimi C tatimohen normalisht (ordentliche Besteuerung). Tatimi nuk zbritet nga të ardhurat. Ata duhet të plotësojnë një deklaratë tatimore dhe tatimin ta paguajnë me faturë. Plotësimi i deklaratës tatimore është gjithashtu edhe për zviceranët i ndërlikuar. Prandaj është e këshillueshme të merret ndihmë kur për herë të parë bëhët plotësimi i deklaratës tatimore. Administrata tatimore kantonale është përgjegjëse për tatimin e rregullt.

Në Appenzell Ausserrhoden, pavarësisht detyrimit për tatimin në burim me lejen B, ju keni mundësinë të kërkoni më vonë tatimin e zakonshëm. Tatimi në burim me një tarifë fikse do të vazhdojë të zbritet drejtpërdrejt nga paga juaj. Pas kërkesës, ju mund të deklaroni zbritje që nuk përfshihen automatikisht në tatimin në burim. Pasi të keni zgjedhur tatimin e zakonshëm, duhet të deklaroni çdo vit.

  • Kontributet në shtyllën e 3-të
  • Interesat e kredive
  • Shpenzimet e larta mjekësore
  • Shpenzimet efektive të profesionit
  • Shpenzimet për kujdesin ndaj fëmijëve (tatim i veçantë)
  • Shpenzimet e formimit të vazhdueshëm që i keni paguar vetë
  • etj.

Afati i dorëzimit: Kërkesa duhet të dorëzohet deri më 31 mars të vitit pasardhës (data e dorëzimit elektronik). Ky afat nuk mund të zgjatet.