Domëthënia e arsimimit
Një arsimim i mirë dhe pozicioni në jetën profesionale kanë një rëndësi të madhe në Zvicër. Rezultatet në shkollën fillore janë shumë të rëndësishme për mundësitë e mëtejshme. Pas kohës së shkollës fillore, të rinjtë kanë shumë rrugë të hapura për të krijuar një pozicion të mirë në jetën profesionale (Sekundarstufe II). Pa më shumë arsimim, është e vështirë të gjeni një punë të mirë. Këshillimi për profesione, studime dhe karrierë ofron këshilla falas për të rinjtë dhe prindërit në çështje të arsimit dhe formimit profesional.