Me këmbë ose me biçikletë (velo) në rrugëtim
Komunat e Appenzell Ausserrhoden janë tërheqëse dhe relativisht të sigurta për çiklistët dhe këmbësorët. Për distanca të shkurtëra, shumë njerëz nuk e përdorin makinën. Ka shumë vende me rrugë të veçanta për biçikleta ose korsi biçikletash. Në kryqëzim të rrugëve, këmbësorët kanë gjithmonë përparësi para të gjitha automjeteve të transportit (përveç kur kjo është rregulluar me semaforë). Kantoni Appenzell Ausserrhoden ofron shumë rrugë të bukura për ecje dhe shtegëtim në kohën e lirë. Rrugët e shtegtimit janë të shënjuara me shenja me ngjyrë verdhë.