Sigurimi për sëmundje dhe aksidente

Kush banon në Zvicër, duhet ta ketë një sigurim për aksident- dhe një sigurim shëndetësor. Këto sigurime private i heqin shpenzimet, te aksidentet, sëmundja apo shtatzënësia. Të dy sigurimet duhet të kontrakten në tre muajt e parë pas hyrjes në Zvicër.

Sigurimi shëndetësor me përkujdesje (sigurimi bazë)

Të gjithë banorët e Zvicrës janë të detyruar të bëjnë vetë një sigurim shëndetësor (sigurim bazë, Grundversicherung). Ai që vendoset në Zvicër ka tre muaj kohë për këtë. Nëse sëmurët gjatë kësaj kohe, shpenzimet do të mbulohen edhe pastaj. Sigurimi bazë ofrohet nga shumë kompani private sigurimesh shëndetësore (Krankenversicherung). Zgjedhja e kompanisë së sigurimeve është e lirë. Sigurimet shëndetësore duhet t'i pranojnë të gjithë personat që jetojnë në Zvicër. Të siguruarit paguajnë një tarifë mujore. Tarifat e tyre ndryshojnë në varësi të shoqërisë së sigurimeve dhe modelit të sigurimit, prandaj është e dobishme të krahasohen ofertat. Sigurimin shëndetësor mund ta ndërroni vetëm një herë në vit (nëntori). Sigurimi bazë nuk mbulon vetëm shpenzimet kur sëmurët njeriu, por paguan edhe gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Shërbimet janë rregulluar me ligj. Vëni re: Shpenzimet për trajtimin e dhëmbëve ose syzeve duhet të paguhen zakonisht vetë.

Sigurimi për aksidente

Të punësuarit automatikisht janë të siguruar nga punëdhënësi ose punëdhënësja kundër aksidenteve gjatë punës dhe kohës së lirë, nëse ata punojnë më shumë se 8 orë në javë. Ata që punojnë më pak nuk janë të siguruar kundër aksidenteve në kohën e lirë dhe duhet të merren vetë me sigurimin e tyre kundër aksidenteve. Kjo vlenë edhe për personat e pavarur dhe të gjithë personat që nuk janë në punë. Personat që nuk janë në punë duhet të sigurohen kundër aksidenteve te sigurimi i tyre shëndetësor. Personat e pavarur gjithashtu mund të bëjnë një sigurim kundër aksidenteve në sigurime të tjera. Personat e siguruar duhet të paguajnë një tarifë mujore. Për të punësuarit, kjo zbritet direkt nga paga.

Lirimi i premive (tarifës)

Nëse nuk mund të përballoni primet e sigurimit shëndetësor, mund të keni të drejtë për një ulje të primeve për sigurimin bazë. Për të marrë uljen, duhet të dorëzoni një kërkesë çdo vit deri më 31 mars. Nëse kërkesa miratohet, do të paguani më pak përprime vitin pasues. Për personat që kanë ardhur më vonë nga jashtë në kanton, ka rregulla speciale. Ata mund të dorëzojnë kërkesën pas këtij afati pas mbërritjes, por vetëm në të njëjtin vit të ardhjes. Institucioni i sigurimeve shoqërore (SOVAR) ofron informacion mbi uljen e primeve dhe pranon aplikimet online.

Sigurimi plotësues për sigurimin bazë

Vullnetarisht, përveç sigurimit të detyrueshëm bazë, mund të bëhën disa sigurime shtesë (Zusatzversicherung). Këto mbulojnë shërbime që nuk mbulohen nga sigurimi bazë, si për shembull trajtimi i dhëmbëve. Sigurimet shtesë ofrohen nga pothuajse të gjitha kompanitë e sigurimit shëndetësor. Kompanitë e sigurimit shëndetësor mund të vendosin vetë nëse duan të sigurojnë dikë apo jo dhe mund të vendosin kushte.