Shkurorëzimi mund të kërkohet prej të dy bashkëshortëve apo edhe vetëm prej njërit bashkëshort. Divorcet mund të nisen drejtpërdrejt në gjykatën kantonale. Edhe bashkëshortësitë, të cilat janë lidhur jashtë vendit, mund të zgjidhen sipas të drejtës zvicerane. Për ta bërë këtë, duhet pasur vendbanimin kryesor në Zvicër dhe së pari të keni jetuar këtu një vit. Shkurorëzimi mund të ndikojë në statusin tuaj të qëndrimit ose në një proces të marrjes së nënshtetësisë, i cili është në trajtim. Nëse të huajt mund të qëndrojnë në Zvicër pas shkurorëzimit, varet nga faktorë të ndryshëm. Për viktimat e dhunës familjare, zbatohen rregulla të veçanta. Për informacion mbi divorcin, mund të drejtoheni në një qendër këshillimi për martesë dhe familje. Beratungsstelle für Familien informon, këshillon dhe mbështet në situata të vështira jetësore si dhe për çështje juridike dhe sociale. Shërbimi është i destinuar për familjet, çiftet dhe individët dhe është i subvencionuar.