Religjioni dhe shteti
Zvicrën tradicionalisht e karakterizon feja krishtere. Rregullimi i marrëdhënieve mes fesë dhe shtetit është përgjegjësi e kantoneve. Në shumicën e kantoneve gjermano-zvicërane, si edhe në kantonin e Appenzell Ausserrhoden, bashkësitë fetare të krishtera njihen si instuticione publike-juridike (Kisha të shtetit, Landeskirchen). Kjo do të thotë se shteti atyre iu transferon disa të drejta. Konkretisht, ato munden, p.sh. prej pjestarëve të tyre të marrin tatim. Në kantonin Appenzell Ausserrhoden Kisha Romake-Katolike, Kisha e Reformuar dhe Kisha Kristiane- Katolike janë kisha të shtetit.