Njohja
Personave me diplomë të huaj, sipas kushteve të ditura, diplomat mund t'iu njihen në Zvicër. Me njohje vërtetohet se një diplomë ose një certifikatë e huaj është e barasvlefshme me diplomën ose certifikatën zvicerane. Në profesionet e rregulluara (p.sh. profesionistët e kujdesit shëndetësor, mësuesit etj.) njohja është e nevojshme për të pasur mundësi për ta ushtruar profesionin. Për njohjen, sipas profesionit ose arsimimit, janë përgjegjëse organe të ndryshme. Njohja kushton. Jepin informacion:
- Pika kombëtare e kontaktit për njohjen e diplomave
- Zyra e specializuar Heks MosaiQ Zvicra Lindore
- Këshillimi profesional, studimor dhe i karrierës