Numra dhe fakte
Kantoni Appenzell Ausserrhoden ka më shumë se 56,000 banorë, nga të cilët rreth 18% janë shtetas të huaj. Kantoni, me një sipërfaqe prej 243 km², përfshin 3 distrikte dhe 20 komuna. Komuna kryesore është Herisau. Gjuha zyrtare është gjermanishtja.
Të jetosh këtu është një privilegj. Fshatra të bukur, të vendosur në kodrat e buta para-alpine, ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për të qenë larg zhurmës dhe afër qendrave.
Në Appenzell Ausserrhoden kemi:
- një ekonomi të qëndrueshme dhe një shkallë të ulët papunësie
- një peizazh i mrekullueshëm dhe oferta tërheqëse turizmi
- tradita të gjalla
- tatime të qëndrueshme dhe të ulëta
- kosto të ulëta për qira dhe ndërtim
- një rrjet të mirë transporti
- një sistem shëndetësor dhe arsimor të mirëorganizuar
Popullsia, ekonomia dhe politika karakterizohen nga bashkëpunimi konstruktiv dhe dialogu i hapur. Kjo është thelbësore për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme për stilin e jetesës në Appenzell Ausserrhoden. Për një bashkëjetesë të mirë, të gjithë janë të nevojshëm!