Të jetosh me pak para

Jeta në Zvicër është relativisht e shtrenjtë. Prandaj, mund të jetë e vlefshme për të blerë disa artikuj të përdorur. Kush është në vështirësi për para, mund të blejë lirë në shitore veçanta.

Artikujt e përdorur

Në Zvicër ka shumë shitore me mallëra të përdorura (Brockenhäuser). Atje, artikujt e përdorur mund të blihen me një çmim shumë të arsyeshëm. Në tregje të veçanta, edhe individë privat ofrojnë gjëra të përdorura. Disa shembuj janë tregjet - pazaret, tregjet e rrobave, tregjet e skive, dhe kështu me radhë. Edhe portalet në internet janë gjithashtu shumë të pëlqyera për blerjen dhe shitjen e artikujve të përdorur.

Tregu i Caritasit

Njerëzit me pak para mund të blejnë ushqime dhe produkte për nevojat e përditshme në shitoret e Caritasit (Caritas Markt) me çmime shumë të favorshme. Për këtë, kërkohet një kartelë e veçantë, e cila duhet kërkuar në Caritas. Caritasi informon dhe verifikon të drejtën për ta marrë këtë kartelë. Në Herisau ka një dyqan nga fondacioni Tosam.

Ndihma shtetërore

Ai që nuk ka para të mjaftueshme për të jetuar, në shumë raste ka të drejtë për ndihmë nga shteti. Kështu për shembull, mund të kërkojë zbritje në pagesat e sigurimeve shëndetësore, Winterhilfe, ose stipendi për shkollim. Në situata të veçanta jetësore mund të merren para nga sigurimet sociale ose nga ndihma sociale.