Të mësosh gjermanisht

Për të mësuar mirë gjermanishten, është e këshillushme të ndiqet një kurs i gjermanishtes. Oferta e kurseve në kantonin Appenzell Ausserrhoden është e gjerë dhe e përshtatur për situata të ndryshme jetësore.

Ofrat

Kantoni Appenzell Ausserrhoden dhe komunat mbulojnë një pjesë të kostove për kurset e gjuhës gjermane. Kjo i bën kurset shumë më të përballueshme për pjesëmarrësit.

Shoqata Weiterbildung Appenzeller Mittelland ofron kurse të gjuhës gjermane për të rriturit. Ofrohen kurse në nivelet e gjuhës A1 deri B2.

Nënat me fëmijë nga 2 deri në 4 vjeç mund të ndjekin kurse të përballueshme të gjuhës gjermane në Saint Gallen pranë shoqatës Aida I Bildung + Begegnung. Ndërkohë që nënat mësojnë, fëmijët marrin pjesë në një kurs për fëmijë. Kështu fëmijët mësojnë gjermanisht që në moshë të vogël.

Shërbimi i informacionit INFI ose komuna e vendbanimit ofrojnë informacion mbi ofertat.

Nivelet gjuhësore

"Korniza e Përbashkët Evropiane e Referencës" (GER) përdoret shpesh si pikë referimi për matjen e aftësive gjuhësore në gjermanisht. Gjashtë nivelet e njëpasnjëshme të gjuhës variojnë nga A1 (fillestar) deri në C2 (njohuri të shkëlqyeshme). Shumica e kurseve të gjermanishtes janë të orientuara në këto nivele. Niveli A1 dhe A2 korenspondojnë me njohuritë bazë të gjuhës gjermane. Kush pretendon të arsimohet në një profesiontë pranuar, duhet në shumicën e rasteve ta zotërojë nivelin B1 apo B2. Niveli C1 dhe C2 për të avancuarit, janë parakusht për të studiuar në universitete.