Ndalimi i pirjes të duhanit në Zvicër dallon nga kantoni në kanton. Kantoni i Appenzell Ausserrhoden mbështetet në ligjin federal për mbrojtjen e duhanpirësve pasiv dhe nuk njeh ligj tjetër të dhënë prej kantonit.
Ndalim i pirjes të duhanit vlen në:
- Në hapësirat e mbyllura që janë të aksesueshme për publikun, veçanërisht në ndërtesat e administratave publike, spitale, azile, institucione arsimore, kulturore dhe sportive dhe në të gjitha fushat e gastronomisë, ndalohet pirja e duhanit.
- Mund të ofrohen hapësira të ndara dhe të markuara si të tilla me ventilim të mjaftueshëm për ata që duan të pinë duhan.
- Përjashtimet rregullohen nga qeveria kantonale.
Pirja e duhanit është gjithashtu e ndaluar në ambientet e brendshme të restoranteve. Një përjashtim janë dhomat e duhanpirësve, që janë të ndara dhe të ventiluara, por ato po bëhen gjithnjë e më të pakta. Ndalesat e pirjes së duhanit kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të njerëzve.