Parimet më të larta të të drejtave në Zvicër janë të përcaktuara në Kushtetutën Federale (Bundesverfassung). Në një pjesë të rëndësishme të Kushtetutës Federale janë të drejtat themelore, të cilat bazohen në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (EMRK). Ato mbrojnë ekzistencën njerëzore (p.sh. të drejtën për jetë, të drejtën për ndihmë në raste urgjente) dhe mbrojnë individët nga dhuna shtetërore ose grupet kundër shumicës. Ato garantojnë se askush nuk do të diskriminohet për shkak të origjinës, racës, religjionit, gjinisë ose orientimit seksual. Viktimat e diskriminimit racor marrin mbështetje dhe këshilla falas në kantonin Appenzell Ausserrhoden. Liria e fesë, e mendimit dhe e shtypit mbisundon në Zvicër.
Kush është i prekur nga diskriminimi mund të kontaktojë me "HEKS Shërbimi i Këshillimit kundër Racizmit dhe Diskriminimit" (HEKS Beratungsstelle gegen Rassismus und Diskriminierung).
Për çdo pyetje në lidhje me ligjin e punës dhe ligjin për barazinë, gratë dhe burrat mund të marrin këshilla falas në Pikat e informacionit për Punë.