Çerdhet ditore për fëmijë
Në çerdhe ditore për fëmijë (Kitas, Kinderkrippen), fëmijët marrin kujdes gjatë gjithë ditës. Shumica e ofertave janë të orientuara për fëmijë nga 3 muaj deri në moshën shkollore. Disa çerdhe për fëmijë ofrojnë gjithashtu kujdes për fëmijët e shkollave (para dhe pas shkollës si dhe në mesditë). Duke qenë se listat e pritjes janë zakonisht të gjata, prindërit duhet t'i paraqesin fëmijën e tyre herët për këtë shërbim. Çmimet ndryshojnë në varësi të çerdheve për fëmijë dhe një pjesë e tyre paguhet nga kantoni dhe komuna ku banoni. Sigurimi Social i Appenzell Ausserrhoden iu informon për mundësitë e regjistrimit dhe çmimet.